Telegrafi

Low do të vazhdojë me Gjermaninë

Megjithëse këtë verë u mbulua nga një mal me kritika, për mosarritjen e fitimit të titullit kampion Evrope, Joachim Low vazhdon të jetë trajneri i duhur dhe duket se është shumë pranë rinovimit me ekipin kombëtar të Gjermanisë, edhe për disa vjet të tjerë.

Lajmi është konfirmuar nga vetë presidenti i Federatës Gjermane të Futbollit, Reinhard Grindel, i cili në një intervistë për revistën Kicker, transmetuar nga Top Channel, ka treguar se po punohet për të ardhmen e ekipit kombëtar.

Lexo po ashtu E ardhmja e kombëtares gjermane

“Jam gati të diskutoj për të ardhmen e tij, kur të dëshirojë”, deklaroi Grindel. Gjatë verës pritej në fakt një dorëheqje e Low, duke menduar një cikël të përfunduar të tij me përfaqësuesen gjermane dhe zërat kundër ishin shtuar shumë.

Low u bë pjesë e përfaqësueses gjermane në vitin 2004, kur ai ishte në krah të Jurgen Klinsmann për dy sezone. Në 2006 ai mori detyrën e trajnerit të parë dhe që nga ajo kohë numëron 84 ndeshje në drejtim, nga të cilat 65 fitore, 10 barazime dhe 9 humbje, si edhe një Kupë Bote të fituar në vitin 2014.