Telegrafi

Low pas humbjes nga Franca: Ishte një lojë brutale dhe intensive, lojtarët dhanë gjithçka

Trajneri i Gjermanisë, Joachim Low ka mbetur pjesërisht i kënaqur me lojën e lojtarëve të tij, edhe përkundër humbjes nga Franca në kuadër të Grupit F në Euro 2020.

Gjermania është mposhtur me rezultat minimal 1-0 ndeshjen e parë të tyre në Grup, dhe kjo erdhi falë një autogoli nga Mats Hummels (20’).

Megjithatë, edhe përkundër humbjes, trajneri i Gjermanisë, Low ka mbetur pjesërisht i kënaqur me paraqitjen dhe angazhimin e lojtarëve.

Lexo po ashtu Franca fiton 'Klasiken e Evropës', mposht minimalisht Gjermaninë

“Ishte një lojë brutale dhe intensive. Unë nuk mund ta fajësoj përpjekjen e lojtarëve. Ata dhanë gjithçka”, ka thënë fillimisht Low pas ndeshjes.

“Thjesht po na mungonte depërtimi në pjesën e tretë të fushës dhe nuk i shfrytëzuam sa duhet mundësitë tona”.

“Ka pasur parashikime të ndeshjes kur kemi mundur të rrisim presionin ndaj tyre, por nuk krijuam asnjë shans të pastër”.

Lexo po ashtu Deschamps pas fitores ndaj Gjermanisë: Ishim gati për luftë, luajtëm shkëlqyeshëm dhe fituam

“Performanca sot ishte në rregull, por ne gjithashtu pamë se ku duhet të përmirësohemi nëse duam të mposhtim ekipe të tilla, ose t’i vëmë ato në telashe”.

“Ne ende duhet të bëjmë disa rregullime”, përfundoi trajneri i Gjermanisë. /Telegrafi/

Luani dhe fitoni shpërblime këtu >

Më shumë lajme nga kampionati Euro 2020 >