Telegrafi

Low: Ndaj Polonisë do ta shihni Gjermaninë e vërtetë

Përzgjedhësi i Gjermanisë, Joachim Low, ka thënë se ndeshja kundër Ukrainës nuk ishte e lehtë, ndërsa ka theksuar se takimi i radhës kundër Polonisë do të jetë vendimtar.

Të dielën mbrëma, Gjermania shënoi fitoren e parë në ‘Euro 2016’ falë golave nga Shkodran Mustafi dhe Bastian Schweinsteiger.

“Ishte një ndeshje me intensitet të lartë dhe e shpejtë. Në pjesën e parë kishim paksa probleme për të sulmuar, por në pjesën e dytë luajtëm shumë mirë”.

“Dominuam, por nuk ishte e lehtë kundër mbrojtjes shumë të mirë të Ukrainës, por gjetëm zgjidhjen dhe në përgjithësi jam i kënaqur”.

“Ndeshja kundër Polonisë do të jetë vendimtare për të dyja ekipet pasi rezultati i asaj ndeshje do t’i japë formë grupit”, citon uefa.com fjalët e Low.