Përzgjedhësi i Gjermanisë, Joachim Low, ka lëvduar Daniele De Rossin për momentin e tij në ndeshjen Itali – Suedi, ku ai refuzoi të nxehej dhe të zëvëndësohej pasi kërkoi që të hyjë në lojë Lorenzo Insigne.
De Rossi refuzoi të zëvëndësohej dhe të hynte në lojë ndaj Suedisë, duke kërkuar nga stafi teknik që të inkuadrohet Lorenzo Insigne.
Loë është rreshtuar me mesfushorin romak, përkundër faktit se ai po injoron urdhrat e trajnerit.
Joachim Low has hailed Daniele De Rossi for refusing to be subbed on as Italy crashed out of the World Cup… pic.twitter.com/mfj5H3u129
— GOAL News (@GoalNews) November 15, 2017
“Unë kam lexuar se De Rossi refuzoi të zëvëndësohej për shkak se sipas tij Italia kishte nevojë për sulmues. Për mua, kjo është madhështi”.
“Mendoj se është pikëllim për Italinë. Gjithçka mund të ndodhë. Në rastin e Italisë, unë përgëzoj Suedinë. E kam parë ndeshjen, ata janë mbrojtur mirë dhe kanë bërë gjithçka”.
“Por, mendoj se është pikëllim për Iatlinë që të mos marrë pjesë në një garë kaq të madhe. Nëse Gjermania ose Franca, ose edhe Brazili e Argjentina mungojnë, për mua është njëjtë nëse mungon edhe Italia”.
https://twitter.com/OgaDavinson/status/930704794745999360
“Është keq që edhe Kili nuk është kualifikuar. Për Italinë, është rast për një fillim të ri. Shumë lojtarë të tyre do ta përfundojnë karrierën”.
“Unë kam respektin më të madh për këta lojtarë, të cilët nuk kanë luajtur vetëm për Juventusin. Buffon është më i madhi, respekt. Bonucci, De Rossi dhe po ashtu të tjerë. Ky është klas i pastërt”, potencoi Low /Telegrafi/