Telegrafi

Low ka disa fjalë për Italinë

Trajneri i Gjermanisë Joachim Low thotë se Italia në këtë Kampionat Evropian është më e mirë se ajo e vitit 2012, e cila kishte arritur në finale.

Italia dje eliminoi kampionin e Evropës, Spanjën me një ndeshje shumë të mirë të zhvilluar, kurse në çerekfinale do të përballen me Gjermaninë, që po ashtu cilësohet si një favoritët e këtij Evropiani, transmeton Koha.net.

Low ka vlerësuar lartë mbrojtjen e Italisë, ndërsa ka shtuar se në kundërsulme Azzurët janë të frikshëm. Këtë më së miri e tregon fakti se në katër ndeshje Italia ka pësuar vetëm një gol kundër Republikës së Irlandës, ndërsa s’ka pranuar gol në fitoret kundër Belgjikës, Suedisë dhe Spanjës, raporton Goal.

“Jashtëzakonisht shumë jam duke u përgatitur për përballjen me Italinë. Ata ishin të shkëlqyer kundër Spanjës. Italia punon shumë mirë së bashku në mbrojtje dhe ka shumë kualitet në sulm. Ata janë ekip më i mirë se në vitin 2012″.

“Duhet t’i shmangim kundërsulmet e Italisë dhe duhet të kemi plan të mirë kur të sulmojmë. Sami Khedira është një lojtar inteligjent dhe do ta kërkoj ndihmën e tij në prag të përballjes me Italinë”, është shprehur Low.