Telegrafi

Low: Italianët, artistët e mbrojtjes

Trajneri i Gjermanisë, Joachim Low, i quan italianët artistët e mbrojtjes para duelit titanik që zhvillohet të shtunën.

Çerekfinalja epike mes Gjermanisë dhe Italisë është ripërsëritje e asaj në evropianin e kaluar, dhe në Botërorin e vitit 2006, kur italianët triumfuan.

“Ne kemi 50 për qind gjasa që të fitojmë”.

“Ne do të japim gjithçka ëpr të fituar. Lojtarët janë shumë të fokusuar, ne jemi përgatitur mirë për Italinë dhe kemi besim”.

“Ne duhet që të tejkalojmë pengesën më të madhe këtë kampionat. Ne e dimë se ata janë artistët e mbrojtjes që nuk u japin raste të lehta kundërshtarëve”.

“Ne duhet të jemi të mirë në krijimin e rasteve dhe konkret para portës. Jemi të fortë në sulm dhe unë e di se italianët kanë respekt për ne”, potencoi Low. /Telegrafi/