Site icon Telegrafi

Low: Ishte një triler i mbushur me emocione, nuk humbëm shpresën dhe në fund fituam

Kroos - Low (Getty Images)

Trajneri i Gjermanisë, Joachim Low ka folur pas ndeshjes së fituar ndaj Suedisë.

Gjermania ka fituar në fund ndaj Suedisë me rezultat 2-1 duke mos humbur mundësitë për të kaluar tutje nga grupi F.

Low e ka vlerësuar lojën dhe frymën e ekipit të tij, pasi sipas tij asnjëherë nuk e humbën shpresën për fitore.

Lexo po ashtu Gjermania fiton në frymën e fundit ndaj Suedisë, Kroos ia siguron fitoren në shtesë

“Ky ishte një triler, i mbushur me emocione dhe një udhëtim me ‘rollercoaster’ deri në fishkëllimën e fundit”, ka thënë fillimisht Low pas ndeshjes.

Festa e lojtarëve gjermanë pas golit të fitores (Getty Images)

“Pas pranimit të golit, ne kemi mbajtur nivelin, kemi thënë që na duhej të kalonim më shpejtë, të mbulonim terrenin për të lodhur Suedinë dhe pastaj të hapnim hapësira, të cilat ne ishim në gjendje të bënim”.

“Në pjesën e dytë presioni që ne ndërtuam ishte gjithnjë e më i fortë”.

Lexo po ashtu Gjermani 2-1 Suedi, notat e lojtarëve

“Ne natyrisht nuk kemi shënuar në disa mundësi të pastra, por ajo që vlerësova ishte fryma e ekipit”.

“Kurrë nuk kemi humbur shpresën që ne të mund ta kthejmë rezultatin dhe të fitojmë këtë ndeshje”, përfundoi trajneri gjerman. /Telegrafi/

Exit mobile version