Telegrafi

Low: Ishim nervoz, por luftuan për çdo centimetër në fushë

Trajneri i Gjermanisë, Joachim Low, e komentoi shkurt fitoren në finale të Kupës së Konfederatave pas fitores ndaj Kilit.

Trajneri gjerman ka thënë se lojtarët kanë dhenë maksimumin, por ishin pak nervoz.

“Sonte kemi luftuar për çdo centimetër në fushë. Në fillim ishim pak nervor, por kjo ndodhi për shkak se një finale është gjithmonë diçka magjike”.

“Kupa e Botës? Lojtarët që kanë luajtur në këtë garë kanë dhënë gjithçka për të qenë pjesë e grupit edhe në vitin e ardhshëm”, ka thënë Low. /Telegrafi/