Telegrafi

Low flet për prekjet dhe nuhatjet neveritëse të pjesëve të trupit

Trajneri i Gjermanisë Joachim Low ishte senzacion i rrjeteve sociale pas veprimeve neveritëse në ndeshjen e parë që gjermanët e zhvilluan kundër Ukrainës.

Ai gjatë këtij takimi është kapur duke futur duart në pjesët intime të trupit e pastaj duke i nuhatur ato.

Lexo po ashtu Low nuk ndalet, ja gjesti i tij i radhës (Video)

“Nganjëherë ne i bëjmë gjërat pa vetëdije… Por ndodhi dhe jam i neveritur,” tha trajneri gjerman duke iu referuar videove dhe fotografive që vërshuan rrjetet sociale.

Gjermania ndeshjen e radhës e zhvillon kundër Polonisë në grupin C.

Lexo po ashtu E pabesueshme! Low vazhdon me nuhatjet edhe në stërvitje (Video)

“Do të mundohem të sillem ndryshe nga ajo mënyrë,” tha Low për takimin e sontëm.