Trajneri i Gjermanisë Joachim Low ishte senzacion i rrjeteve sociale pas veprimeve neveritëse në ndeshjen e parë që gjermanët e zhvilluan kundër Ukrainës.
Ai gjatë këtij takimi është kapur duke futur duart në pjesët intime të trupit e pastaj duke i nuhatur ato.
“Nganjëherë ne i bëjmë gjërat pa vetëdije… Por ndodhi dhe jam i neveritur,” tha trajneri gjerman duke iu referuar videove dhe fotografive që vërshuan rrjetet sociale.
Gjermania ndeshjen e radhës e zhvillon kundër Polonisë në grupin C.
“Do të mundohem të sillem ndryshe nga ajo mënyrë,” tha Low për takimin e sontëm.