Telegrafi

Low befason me deklaratën e tij, zbulon se çfarë do të bëjë gjatë takimit Itali-Spanjë

Trajneri i Gjermanisë, Joachim Low ka thënë se nuk ka frikë as nga Italia, dhe as nga Spanja, të cilat përballen nesër nga ora 18:00.

Gjermania sot e siguroi kualifikimin në çerekfinale duke e mposhtur Sllovakinë, kurse në këtë fazë e pret fituesin e takimit Itali-Spanjë.

I pyetur nëse është i brengosur për takimin e ardhshëm ai ka thënë se, “jo, jam duke fjetur mirë”, transmeton Koha.net.

Lexo më shumëLow nuk ndalet, ja gjesti i tij i radhës (Video)

“Të dyja ekipet janë në mesin e favoritëve. Italia është shumë e fortë në mbrojtje dhe e mirë në sulm, ndërsa pushoi në ndeshjen e tretë gjashtë apo shtatë lojtarë. Spanja ka lojën më të mirë sulmuesi që kemi parë në këto vitet e fundit, ato janë ekipe të ndryshme, por janë në mesin e favoritëve kryesorë”, ka thënë Low, raporton Goal.

Lexo më shumëPayet bëri dy gjeste të mëdha ndaj Republikës së Irlandës (Foto)