Dejan Lovren postoi një mesazh të fshehtë apo të koduar në përgjigje të situatës së kontratës së Mohamed Salah te Liverpool.
Reds po kërkojnë të lidhin Salah me një kontratë të re, me marrëveshjen e tij aktuale që do të skadojë në qershor të vitit 2023.
Por, ai ende nuk ka rënë dakord për një kontratë të re ndryshe nga shokët e tij të skuadrës, Virgil van Dijk dhe Alisson Becker, që rinovuan me që klubin nga Anfield.
Salah, i cili ka qenë jashtëzakonisht vendimtar që kur u bashkua nga Roma në 2017, e ka bërë të qartë se dëshiron të qëndrojë në Merseyside pas një kohe të jashtëzakonshme të kaluar me klubin anglez.
Megjithatë, ngecja e kontratës së re ka shqetësuar disa tifozë të Liverpoolit – me ish-shokun e skuadrës së lojtarit, Lovren, duke shtuar më shumë spekulime.
Ai u pyet për kontratën e Salah në Liverpool gjatë një interviste me ‘pyetje dhe përgjigje’ në rrjetin social Twitter.
Një përdorues i Twitter shtroi pyetjen: “Kur po nënshkruan Salah kontratën e re?”, për të cilën mbrojtësi kroat u përgjigj me dy ‘emoji’ të mbyllura me zinxhir, duke lënë një mesazh të koduar, i cili vetëm shton thashethemet. /Telegrafi/
??
— Dejan Lovren (@Dejan06Lovren) January 25, 2022