Telegrafi

Lovren nuk e do largimin nga Liverpooli

Dejan Lovren (Foto: Laurence Griffiths/Getty Images/Guliver)

Dejan Lovren ka bërë të ditur se dëshiron të qëndrojë te Liverpooli edhe pse e ka humbur vendin e titullarit.

Mbrojtësi kroat më parë kishte bërë të ditur se dëshiron të luftojë për vendin e tij përkrah Virgil van Dijk, Joel Matip dhe Joe Gomez.

30-vjeçari deklaroi se ai është i gatshëm të luajë për The Reds dhe është i gatshëm kur ata kanë nevojë.

Dejan Lovren (Foto: Laurence Griffiths/Getty Images/Guliver)

“Do të jem gjithmonë i gatshëm kur më duan. Jam duke e dhënë 100 % për klubin që nga dita e parë. Një lojtar ka ditë të mira dhe ato të këqija, por për momentin gjithçka është mirë”, ka thënë Lovren.

Lexo po ashtu Lovren e pranon se u kontaktua nga Roma e Milani dhe tregon arsyet pse nuk iu bashkua gjigantëve italian

“Le të shohim çfarë do të ndodhë. Ishte një situatë e vështirë në verë, pasi nuk e dija nëse do të largohem apo do të qëndroj. Mirpo, unë jam shumë i lumtur që kam qëndruar dhe dua të jap më të mirën”, ka shtuar më tej kroati.

Lovren në sezonin e kaluar kishte bërë vetëm 18 paraqitje, derisa Matip dhe Gomez ishin zgjedhja e parë e Jurgen Kloppit. /Telegrafi/