Site icon Telegrafi

Lovren: Liverpooli nuk ka presion në garën për titull në Ligën Premier  

Dejan Lovren këmbëngul se Liverpooli nuk ndihet nën presion në garë për titullin e Ligës Premier, pavarësisht nga diferenca prej gjashtë pikësh në krye.

Liverpooli fitoi 4-0 ndaj Newcastle në Boxing Day, kjo e kombinuar me humbjen shokuese të Manchester Cityt ndaj Leicester City, do të thotë që Reds përfundojnë gjysmën e sezonit me një kryesim të shëndoshë mbi kampionët aktual.

Por Lovren, i cili shënoi gol kundër Newcastlet të Rafael Benitez, pretendoi se Liverpooli nuk ka vendosur asnjë objektiv dhe do të luaj ndeshje pas ndeshje.

Lexo po ashtu Liverpooli nuk duhet të entuziazmohet - gjashtë kolapset e mëdha pas vitit të ri në futbollin anglez!

“Kur sheh rezultatin është mirë për ne, natyrisht, por nuk shikojmë kush është prapa nesh apo para nesh”, ka thënë fillimisht Lovren.

Lovren duke duartrokitur tifozët pas një ndeshje (Foto: Clive Brunskill/Getty Images/Guliver)

“Është më shumë vetëm për ne dhe kështu duhet ta bëjmë gjithmonë. Ne mësojmë nga të gjitha stinorët e mëparshëm”.

“Të jem i sinqertë, nuk ka presion”.

Lexo po ashtu Kovacic tallet me bashkëkombësin: Liverpooli nuk do të bëhet kampion shkaku i Lovrenit

“Në vitet e mëparshme, po, por tani kur shikon në dhomën e veshjes, kur shkon në Melëood në mëngjes, të gjithë janë të lumtur, askush nuk flet për asgjë tjetër përveç lojës së ardhshme”.

“Nuk mund të flasim për diçka që do të ndodhë në pesë apo gjashtë muaj, ne do të shkojmë ndeshje pas ndeshje dhe do të shohim se ku përfundojmë”, përfundoi kroati. /Telegrafi/

Exit mobile version