Telegrafi

“Love Island” nis në shtator – zbulohet shifra e çmimit të madh

Foto: Screenshot/Instagram

Prej disa muajsh po flitet për reality show-n me famë botërore, “Love Island”.

Ky format vjen për herë të parë në Shqipëri dhe pritet të nisë në muajin shtator.

Tashmë është publikuar edhe promoja zyrtare e këtij programi që tregon më shumë rreth asaj që do të shihni në vazhdim.

Konkurrentët siç tashmë dihet do të gjejnë dashurinë e jetë, por krahas kësaj në lojë janë plot 50 mijë euro.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Luana Vjollca

Autore dhe moderatore e këtij emisioni të famshëm vlen të ceket se do të jetë Luana Vjollca.

“Love Island” apo në shqip “Ishulli i dashurisë” është një nga programet më të ndjekura në Britaninë e Madhe.

Bëhet e ditur po ashtu se televizioni Klan ka blerë patentën për dy sezone. /Telegrafi/