Telegrafi

Louvre edhe më tutje muzeu më i vizituar në botë

Edhe pse numri i njerëzve të cilët janë futur në muze gjatë vitit të kaluar, ka qenë pothuajse i njëjtë me atë të një viti më parë, është rritur numri i vizitorëve të veprave që janë pjesë e përhershme e këtij muzeu – prej 7.6 në 7.9 milionë njerëz.

Louvre shtrihet në 160 mijë metra katrorë dhe ka rreth 300 mijë vepra artistike, nga të cilat rreth 35 mijë sosh janë përherë të ekspozuara për publikun.