Drejtori kreativ Nicolas Ghesquiére ka bashkuar kombinimin nën ndikimin e ngjyrave atraktive, pra nëpërmjet koleksionit përshkohen e kaltra, e kuqja, e verdha dhe jeshilja e ndritshme bashkë me disa ngjyra pastel të buta
Shtëpia e modës Louis Vuitton ka jo vetëm çizme të gjata, por edhe pantofla të rehatshme, kjo është pasojë e stileve shtëpiake, mirëpo nga pjesët e sipërme të jashtëzakonshme janë xhaketat dhe tunikat të frymëzuara me pallto, transmeton Telegrafi.
Nicolas Ghesquiére ka krijuar botën e larmishme të stileve ekletike, me fokus në kreacionet e frymëzuara nga vitet tetëdhjetë të shekullit të kaluar.
Nëse ju është bërë monotone vetëm fustani i vogël i zi, barteni me tuta, propozon drejtori kreativ Nicolas Ghesquiére.
Logomania ende është pjesë e shprehjes së markës Louis Vuitton, posaçërisht në çanta të dorës dhe veshje lëkure.
/Telegrafi/