Telegrafi

Louis Van Gaal zbulon se ka refuzuar gjigantin evropian që i ofroi mundësinë e rikthimit sensacional në futboll

Louis Van Gaal nuk ka qenë në krye të një ekipi tash e sa vite, por tani ai ka zbuluar se ka refuzuar mundësinë që të rikthehet tek një prej ish-klubeve të tij këtë verë.

Puna e fundit e 72-vjeçarit në një klub futbolli ishte tek Manchester United, atje ku mori ‘frenat’ e klubit në vitin 2014.

Van Gaal e udhëhoqi Manchester Unitedin drejt Ligës së Kampionëve në sezonin e tij të parë në krye, por nuk mundi ta përsëriste këtë sukses edhe në sezonin e dytë, pasi ‘Djajtë e Kuq’ ranë në pozitën e pestë.

Tekniku holandez e kishte fituar FA Cup në 2016 pas fitores me rezultat 2-1 ndaj Crystal Palace, por ishte shkarkuar vetëm pak ditë pasi e fitoi trofeun.

Ai më pas u zëvendësua tek Unitedi nga Jose Mourinho, dhe një vit më vonë në 2017, Van Gaal kishte konfirmuar se ka pauzuar nga futbolli, para se të konfirmojë pensionimin në 2019.

Sidoqoftë, ai u tërhoq nga pensionimi në vitin 2021 për të marr drejtimin e Holandës për herë të tretë, duke zëvendësuar Frank De Boer.

Gjatë karrierës së tij, Van Gaal ka drejtuar disa nga klubet më të mëdha në Evropë si United, Barcelona dhe Bayern Munich, dhe tani ai ka konfirmuar se Bayerni e ka kontaktuar atë për ta zëvendësuar Thomas Tuchel këtë verë, por ai e refuzoi ofertën.

“Unë jam i shëndetshëm përsëri. Mund ta bëja, por jo si një trajner i një klubi. Më kërkoi Bayern Munich, madje para Vincent Kompany”.

“Si trajner i kombëtares, ju jeni i ngarkuar vetëm për tetë periudha dhe gjatë vitit mund të monitoroni me stafin tuaj. Kjo mund të jetë ende e mundur”, ka thënë Van Gaal.

Van Gaal paraprakisht ka tejkaluar kancerin e prostatës dhe tani duket se është i gatshëm që të marr drejtimin e një kombëtareje, por jo edhe të një klubi të futbollit.

Holandezi e ka drejtuar Bayernin mes viteve 2009 dhe 2011, ku gjatë kësaj kohe fitoi Bundesligën dhe Kupën e Gjermanisë./Telegrafi/