Louis van Gaal ka mohuar se ai është pensionuar nga puna e menaxhimit.
Holandezi raportohej se ishte pensionuar në moshën 65-vjeçare, por trajneri ka pohuar se do të pushojë për një vit ndërsa ka marrë një ofertë prej Valencias.
” Nuk jam pensionuar”, tha Van Gaal për Cadena Sera.
“Thjeshta po e marr një vit pushim dhe pas kësaj do të vendos. Ekziston mundësi e mirë që unë të pensionohem. Kam marrë një ofertë nga Valencia muajin e kaluar, por i thash jo”, tha holandezi. /Telegrafi/