Duket sikur Louis Tomlinson është në një lidhje të re tashmë.
Ish-anëtari i “One Direction” ndezi thashethemet për romancë me modelen Sofie Nyvang vetëm disa muaj pasi ai dhe e dashura e tij prej shumë kohësh Eleanor Calder u ndan.
Tomlinson, 31 vjeç dhe Nyvang u fotografuan duke buzëqeshur teksa pinin kafe së bashku në Los Angeles.
Çifti i ri i përfolur ishin të veshur me bluza të zeza, ndërsa ecnin dorë për dore në rrezet e diellit në Kaliforni.
Këngëtari i “Bigger Than Me” e ka shoqëruar bluzën e tij me pantallona bezhë dhe atlete të bardha, ndërsa modelja përshtati këmishën e saj “Metallica” me xhinse të zeza dhe një xhaketë lëkure.
Lajmi për romancën e Tomlinsonit vjen vetëm disa javë pasi u raportua se ai dhe Calder shkuan në rrugë të ndara pas lidhjes për më shumë se një dekadë.
Ish-çifti, i cili u takua përpara se Tomlinson të arrinte famë, filluan të takoheshin në vitin 2011 vetëm për t’u ndarë katër vjet më vonë.
Më pas, në vitin 2016, artisti mirëpriti një fëmijë – një djalë të quajtur Freddie – me Briana Jungëorth.
Megjithatë, vitin e ardhshëm ai dhe Calder rindezën romancën e tyre dhe këngëtari pranoi se shpresonte të martohej me blogeren e modës.
“Nëse po më pyet nëse do të martohem me të? Po, unë mendoj kështu! Dhe të kem më shumë fëmijë, do të thosha po dua”, tha ai për The Sun në 2020.
E megjithatë, gjërat thuhet se morën një kthesë për keq në fund të vitit 2022 duke pasur parasysh orarin e ngjeshur të Tomlinson gjatë turneut të tij botëror “Faith in the Future”.
“Kjo ushtroi presion në marrëdhënien e tyre, duke qenë se Louis ishte larg për kaq gjatë”, tha një burim për The Sun muajin e kaluar.
Tomlinson do të kthehet në turne në maj që zgjat deri në nëntor. Pra, vetëm koha do të tregojë nëse ai dhe Nyvang mund t’i rezistojnë provës së turneut. /Telegrafi/