Site icon Telegrafi

Lou Reed do të këndojë në koncertin e parë për qen

Ky koncert muzikor nuk do të jetë i gjatë, zgjatë vetëm 20 minuta, pasi supozohet se qentë nuk kanë mundësi të koncentrohen më gjatë.

Edhe pse një pjesë e koncertit mund të dëgjohet edhe nga pronarët e qenve, pjesa më e madhe e muzikës megjithatë do të ekzekutohet në frekuenca të larta të cilën mund ta dëgjojnë vetëm qentë. Dresuesi profesional i qenve do të jetë afër skenës për të parandaluar rrëmujën në publik, pjesëmarrja e të cilëve megjithatë nuk do të lejohet pa zinxhirë.

Opera e Sydneyt e ka paralajmëruar këtë ngjarje si “të detyrueshme për çdo qen dhe mikun e tij me dy këmbë”. /Telegrafi/
 

Exit mobile version