Telegrafi

Lotito mirëpret Nedvedin te Lazio

Në fund të këtij sezoni, Nedved mbylli karrierën e tij me Juventusin që mendohej të ishte edhe fundi i karrierës si futbollist, mirëpo, Lazio dëshiron ta bindë 36-vjeçarin që të vazhdojë të luajë.

“Ne jemi gjithmonë të kujdesshëm për lojtarët që bënë historinë e Lazios” ka thënë Lotito për blitzquotidiano.it, duke shtuar se mund të bashkëpunojnë sërish me Nedvedin, megjithatë, ai nuk ka folur ende me lojtarin për këtë gjë.