Site icon Telegrafi

Loti… si shpëtim

Nga: Besnik Hamiti

‘12 O’clock’ e Vangelis, ‘The great gig in the sky’ e Pink Floyd, ‘Remembering Munich’ e John Williams, ‘Host of Seraphim’ e Dead can Dance, duket se janë komponime paraprijëse të ‘Lotit’.

Lot derdhen edhe prej gëzimit, por jo këtë herë! E paskan quajtur ‘vepër e guximshme’, s’ka si të pajtohet me këtë konstatim, mbasi autori i komponimit, miku im Agron Shala, shumë më herët ka krijuar vepra që nuk kanë hyrë në shabllonet e veprave të rëndomta muzikore. Për të bërë diçka të guximshme duhet pasur frikë nga diçka, të cilën frikë duhet mumdur me guxim.

Edhe interpretimet e shijimet e ndryshme të një krijimi arti janë krejt të kuptueshme. Rolan Barti, duke iu referuar një fotografie e quan një tërësi të laminuar (me shumë shtresime të ngjeshura), të cilës nuk mund t’ia shkoqësh një shtresë pa e prishur tërësinë. E te ‘Loti’ është krejt e dallueshme puna e mjeshtrit të forografisë, Fahredin Spahija, që përbën shtresë esenciale të Veprës audio-vizuele. Kush e përcjell punën e Dinos, ka parasysh ciklin e fotografive të tija të subjekteve prapa xhamit të turbulluar, që sugjerojnë moskuptimin, keqkuptimin e mbi të gjitha mospërfilljen e harrimin.

Vokali i Besa Llugiqit është shtresa tjetër që e bën veprën të shtojë shkëlqimin.

Koreografia dhe loja e Vjollca Llugiqit përforcojnë shtresat paraprake të lamentit për humbjen, vetminë, mungesën… e lotin si pasojë a si shpëtim!

 

Exit mobile version