Site icon Telegrafi

Lotaria italiane fitohet në Toskani

Çmimi prej 210 milionë dollarësh bëri që njerëz nga mbarë Evropa të shkonin në Itali për të blerë bileta lotarie.

Fituesi i kësaj bilete, që nuk është identifikuar jeton në qytetin Banjone, ku njerëzit kanë festuar jashtë klubit Biffi ku ishte blerë bileta.

Kryetari i bashkisë së qytetit, Gianfranco Lazzeroni tha se shpresonte që qyteti të përfitonte për kësaj fitoreje.

"Shpresoj që çmimi i madh të ketë shkuar në duart e një personi skrupuloz, që do ta kuptojë këtë mundësi që ka si për veten, ashtu edhe për komunitetin e vogël."

"Me kaq shumë para mund të bëje gjëra të mrekullueshme. Vetëm mendoni se buxheti vjetor i bashkisë sonë është vetëm 2.3 milionë euro", tha Lazzeroni. /bbc/

Exit mobile version