Telegrafi

Lotari për vendvarrim

Zyrtarët në një qytezë italiane shesin tiketa lotarie për një vend në varrezën lokale. Qyteza Marano, në afërsi të Napolit, ka mbetur pa vende në varrezën e qytetit dhe është dashur të hapin varrezë të re “ndihmëse”, e cila ka gjithsej 48 vende.

Mirëpo, kanë frikë se njerëzit do të mund të tentonin t’i korruptojnë zyrtarët për siguruar vend në banesën e fundit, prandaj kanë vendosur që për këtë të organizojnë një lotari.

Kështu familjet të cilat fitojnë varr në varrezën e re do të kenë të siguruar vendin e varrimit.

Punët në varrezën e re sapo kanë filluar, mirëpo në ndërkohë njerëzit janë në pritje në morgun lokal.

”Nuk kemi pasur zgjidhje tjetër. Na është dashur të ndërmarrim masa urgjente. Situata është jashtë kontrollit tonë”, ka thënë udhëheqësi i varrezës Mario Granata.