Site icon Telegrafi

Lot e dhimbje në ndeshjen e parë të Konyaspor pa Ahmet Çalik – tifozët gjuajnë lule në fushë dhe thirrje për mbrojtësin e ndjerë

Konyaspor është duke e zhvilluar ndeshjen e parë që nga aksidenti tragjik i lojtarit të tyre Ahmet Çalik.

Mbrojtësi turk humbi jetën në një aksident trafiku, duke bërë që ndeshja e klubit ku ai luante të shtyhej.

Konyaspor sot është kthyer në fushë ndaj Adana Demirspor, ku tifozë dhe klubi nderuar mbrojtësin e tyre.

 

Shumë lule u hodhën në fushë, ndërsa edhe koret në brohoritje për mbrojtësin e njohur nuk munguan.

 

Konyaspor ka qenë duke e zhvilluar një sezon të jashtëzakonshëm, pasi mban vendin e dytë në kampionat me 40 pikë.

 

Te Konya me shumë sukses luajnë lojtarët shqiptarë Zymer Bytyqi, Sokol Cikaleshi dhe Endri Çekiçi. /Telegrafi/

Exit mobile version