Site icon Telegrafi

Lot dhe puthje, çifti takohet pas pesë muaj ndarje

Fotografitë prekëse tregojnë momentin kur një çift të moshuarish takohen për herë të parë pas plot 5 muajsh. Peter Foster 87-vjeç dhe bashkëshortja e tij Doreen 91-vjeçe, kanë 60 vite të martuar, por kjo ishte hera e parë që ato janë ndarë për kaq gjatë.

Peter u diagnostikua gjatë kësaj kohe me limfoma dhe rreziku që ai të infektohej me coronavirus ishte tepër i madh, ndaj për këtë arsye ai zgjodhi që të qëndronte larg të shoqes këto muaj. Takimi u bë i mundur nga familjarët e tyre, të cilët kërkuan që çifti të qëndronte në një shtëpi kujdesi të njëjtë.

“Ishte shumë e vështirë të mos e shikonim njëri-tjetrin për kaq gjatë. Nuk kam për ta harruar kurrë momentin kur u takova me Peterin. Të dy lotuam dhe u puthëm. Ai është dashuria e jetës sime”, tha Doreen.

Ndërsa Peter tha: “Ne kemi pasur një martesë të gjatë dhe të lumtur së bashku. Ne e njohim njëri-tjetrin deri në detaje. Tashmë do të qëndrojmë bashkë dhe shpresojmë të kalojmë këtë të keqe që ka kapluar botën”. /tch/

Exit mobile version