Telegrafi

“Lost and found” është kënga që do ta përfaqësojë Maqedoninë në Eurovision Lisbon 2018 (Foto)

“Eye Cue” dhe kënga “Lost and found” do ta përfaqësojë Maqedoninë në përzgjedhjen e këngës më të mirë evropiane në Eurovision, që këtë vit mbahet në Lisabon të Portugalisë.

Autor i muzikës dhe tekstit është Bojan Trajkovski, ndërsa aranzhimi i këngës është bërë nga Darko Dimitrov.

Pas shpalljes së konkursit nga ana e RTVM-së, më 10 shkurt u mbajt përzgjedhja e këngëve konkuruese. Nga 382 kompozime, fillimisht u bënë tre rrethe eliminuese për të arritur në 12 kompozimet më të mira.

Në fund, më e votuara ishte kënga “Lost and found”. Grupi përbëhet nga Bojan Trajkovski dhe Marija Ivanovska./Telegrafi/