Përbërësit e nevojshëm:
– 1 decilitër lëng limoni
– 2 lugë majdanoz
– 1,5 decilitra ujë të destiluar
– 0,5 decilitra alkool 70%
Përgatitja:
Imtësoni gjethet e majdanozit, shtoni ujin e destiluar dhe alkoolin. Përbërjen vendoseni në një kavanoz, mbylleni mirë dhe lëreni të qëndrojë tërë natën.
Ditën tjetër kullojeni lëngun dhe në të shtoni lëngun e limonit, propozon Milingona. Losionin aplikojeni në mbrëmje në lëkurë të pastër, mund ta përdorni edhe në mëngjes.
Losionin duhet ta ruani në frigorifer. /Telegrafi/