Florian Loshaj kishte pësuar dëmtim në ndeshjen që Kosova e luante ndaj Greqisë dhe që atëherë kishte luajtur vetëm një minutë.
Ai ishte kthyer në ndeshjen Lech Pozana – Cracovia, ku kishte luajtur vetëm një minutë.
Sot atij në ndeshjen MKS Cracovia – Jagiellonia, po ashtu iu dhanë pak minuta, pasi u fut në minutën e 86-të në ndeshje, por vetëm 60 sekonda pasi hyri në fushë, ai arriti të shënojë.
https://twitter.com/FootballKosovo/status/1325142188137746434
Mesfushori përcolli një harkim në zonë dhe me një goditje të bukur me kokë shënoi për epërsinë e skuadrës së tij 2-1.
Në fund të ndeshje Cracovia shënoi edhe një herë.
🔁 ⚽️ 87' #CRAJAG 2:1 | Zmiana z błyskawicznym efektem! ⏱️ Florian Loshaj sekundy po zastąpieniu Milana Dimuna daje Pasom prowadzenie, trzy minuty do końca! 💪⚪️🔴 pic.twitter.com/FMpPD6nYeK
— CRACOVIA (@MKSCracoviaSSA) November 7, 2020
Futbollisti dardan kishte pësuar dëmtim kundër Greqisë muajin e kaluar ku edhe kishte debutuar me Kosovën , ndërsa tani është në listën rezervë të Bernard Challandes për tri ndeshjet e nëntorit. /Telegrafi/