Telegrafi

Los Angeles Times: Të lodhur nga kiçi në Shkup

“Bukuritë e Maqedonisë janë publikuara në prestigjiozen “Los Angeles Times”, është titulli që sot u publikua nga një numër i madh i mediumeve, reportazh i përgatitur nga gazetarja me famë botërore, Margo Pfeiff, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Pothuajse të gjitha mediat që informuan në lidhje me ngjarjen, i morën vetëm fjalët e mira për bukuritë natyrore të vendit tonë, shpellat, fortesat nga shekulli i gjashtë, peshq të freskët…por askush nuk raportoi pjesët e reportazhit në të cilën Margo në mosbesim përshkruajti përshtypjet nga projekti “Shkupi 2014”, shkruan “Focus”.

“Pjesa e projektit urbanistik ‘Shkupi 2014’ numër i pabesueshëm i ndërtesave dhe ndërtimeve të reja që kanë mbirë nga viti 2010. Kjo është pjesë e planit të qeverisë për të rindërtuar kryeqytetin si një qytet historik me rrënjë përsëri drejt Aleksandrit të Madh, i cili siç thuhet, i hipur në kalë në krye të piedestalit të sheshit të Shkupit. Projekti i mbulon edhe ndërtesat nga epoka sovjetike. Është shumë i diskutueshëm për këtë çmim shumë të lartë në një vend që është duke luftuar me një normë papunësie prej 25%, ku ka struktura dhe skulptura nostalgjike si në Las Vegas. Gazeta “The Guardian” e quajti këtë me fjalët “Qyteti i kiçit”. Në këto kushte të papërshtatshme të kushteve të kiçit është edhe monumenti i Nënë Terezës, e cila ka lindur në Shkup”, shkruan gazetarja. /Telegrafi/