Site icon Telegrafi

Los Angeles Times shkruan për bukurinë e “Miss Universe Albania 2019”

Me një trup prej sportiste, linja trupore joshëse si dhe e pashme, kishte të gjitha predispozitat për të konkurruar në një garë të bukurisë.

Bëhet fjalë për Cindy Marinan, volejbollisten e kombëtares shqiptare që jeton dhe vepron në SHBA.

Biondina gjatë ditëve të kaluara ka marrë kurorën e “Miss Universe Albania 2019”, duke fituar të drejtën për të përfaqësuar shtetin shqiptar në ngjarje ndërkombëtare të bukurisë.

Por, suksesi i saj ka bërë jehonë edhe në mediat e huaja, ku kanë shkruar gjerësisht për hiret dhe bukurinë e Cindyt.

Një prej tyre është edhe gazeta amerikane, Los Angeles Times, e cila shkruar për suksesin e Marinas.

Lexo po ashtu Cindy Marina, bukuroshja që bën karrierë në SHBA, por që vesh fanellën kuqezi të volejbollit

Mediumi jep detaje rreth jetës si sportiste të bukuroshes, por edhe tregon se ka prindër shqiptar të shpërngulur në Amerikë.

Cindy me këtë rast ka falënderuar gazetën për këtë artikull si dhe të gjithë miqtë që e kanë ndihmuar ndër vite.

Ndryshe, 20-vjeçaren edhe gjatë këtij viti do ta shohim teksa mbron ngjyrat kuqezi të kombëtares shqiptare në volejboll. /Telegrafi/

Exit mobile version