Site icon Telegrafi

Los Angeles Galaxy ia huq me Ibrën, suedezi barti fanellë me mbiemër tjetër

Zlatan IIbrahimovic u bë “Irbahimoviq” në një ndeshje në ligën amerikane të MLS-it.

Por as zëvendësimi i identitetit, as fakti që po i vjen fundi karrierës, ai vazhdon të realizojë gola spektakolar.

Suedezi me prejardhje boshnjake, në xhiron e 19-të të kampionatit amerikan të futbollit, shihet se në fanellën e lojtarit ishte bërë një gabim në mbiemër.

https://twitter.com/GrimandiTweets_/status/1147012582915661824

Megjithatë, Zlatan i nevojitej pak më shumë për t’u mësuar me mbiemrin e tij të ri, por në 15 minutat e fundit shënoi dy gola për fitoren e Los Angeles Galaxyt me rezultat 2-0 kundër Torontos.

Ndryshe, 38-vjeçari deri më tani ka realizuar 436 gola në karrierën si futbollist profesional. /Telegrafi/

Exit mobile version