Telegrafi

“Lorna” e festivaleve

Pas shfaqjes se “Heshtja e Lornas”, kritik të ndryshëm kanë vlerësuar më fjalë të mira filmin duke cilësuar atë si njërin ndër filmat më artistik evropian.
Në këtë festival janë dukë marrë pjesë edhe filma të tjerë që kanë marrë pjesë nëpër festivale të mëdha, si filmi i zhanrit dramë "Four nights with Anna" nga Jerzy Skolimowski, film ky polak.

Sipas kritikës, filmi “Heshtja e Lornas” është padyshim filmi i mirë dhe e arsyeton pjesëmarrjen e tij në rivierën franceze, pra në Cannes. Regjia e filmi është bërë nga Jean-Pierre dhe Luc Dardenne, të cilët edhe po marrin pjesë në festival.
“Për më tepër, kampionët belg të filmit nuk pritet që të fitojnë diçka në këtë festival, pasi që kështu nuk ka ndodhur edhe kur ata u paraqitën me premierën e filmit ‘Fëmija’, film ky që fitoj ‘Palmën e artë’ në vitin 2005”, shkruan kritika polake.

Lorna është një shqiptare e cila jeton në Belgjikë. Ajo dëshiron që të hap një “Fast Food”, mirëpo për këtë nuk ka arritur që të fitoj para pasi që nuk ka leje-qëndrim atje. Kështu ajo martohet me një narkoman që quhet Cloudy, por ajo futet edhe me tepër në rrugët e krimit kur lidhet me një rus, i cili e shtynë atë që t’i jep sa më shumë drogë të dashurit të saj në mënyrë që aj të vdes dhe pastaj ai të martohet më të.
Por, marrëveshja ndryshon pasi që ky është edhe qëllimi i mafias ruse të cilët synojnë që ta shkatërrojnë shqiptaren e pafajshme.

Përderisa në këtë festival, aktorja shqiptare nuk do të jetë prezente dhe në të do të jenë vetëm regjisorët belg, ajo do të jetë në prezent në Melbourne International Film Festival, i cili do të filloj në gusht.

Pjesëmarrjen e Artës në këtë eveniment e ka konfirmuar për “Express”, një i afërt i saj. Sipas tij, ky festival është shumë i rëndësishëm për shkak se në të marrin pjesë regjisorët dhe aktorët më të njohur të Hollywood-it dhe Evropës.

Aktorja Arta Dobroshi është aktorja e parë kosovare dhe shqiptare e cila ka shkelur në tepihun e kuq, të njërit ndër festivalet më të njohura në botë, pra atë të Cannes.
Gjatë një interviste ekskluzive për gazetën “Express”, Arta kishte thënë se është ndjerë si një princeshë e vërtetë, sidomos gjatë defilimit të saj nëpër tepihun e kuq.

“E para sepse e dinë se do ta japësh premierën para të gjithë atyre njerëzve. E dyta janë gazetarët të cilët janë të rrethuar dhe të gjithë të thërrasin, Arta Arta, dhe t’i duhet të kthehesh edhe t’ju japësh atyre autograf. Mandej filmi ka pasur shumë publicitet. Është folur shumë për filmin. Momenti i defilimit në tepihun e kuq ka qenë për mua si një përrallë. Muzika është si e filmit ‘Harry Potter’, ashtu ‘tri tri tri li lili’, diçka shumë e mirë. Mandej ecja nëpër tepih të kuq dhe gazetarët – shumë të mirë janë gazetarët – të mbushin përplot energji. Është një ndjenjë ashtu si një lojë artistike. Mandej brenda ka pasur plot njerëz dhe emocionet normalisht janë shumë të mëdha”, kishte thënë Arta gjatë përshkrimit të saj në tepihun e kuq./express/