Telegrafi

Loris Karius bën skanim të kokës pas finales së Ligës së Kampionëve, goditja e Ramosit është arsyeja

during the UEFA Champions League Final between Real Madrid and Liverpool at NSC Olimpiyskiy Stadium on May 26, 2018 in Kiev, Ukraine.

Portieri i Liverpoolit, Loris Karius, mori dy gola për fajin e tij në finalen e Ligës së Kampionëve.

Ai ka bërë në një spital të SHBA-së një ‘CT’, apo skanim të kokës siç njihet pas goditjes së marr nga  Sergio Ramos.

Ramos e kishte goditur Kariusin në kohë në minutën e 49-të, gjë që ishte ndërprerë edhe loja.

Personeli mjekësor kishte dyshime pas ndeshjes se portieri ka mundur të ketë një tronditje.

Pasi u largua nga Kievi, Kariu fluturoi drejt në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të filluar pushimet, por u udhëzua shpejt që ta vitojë një spital në Boston ku edhe u skanua në kokë.

Në një raport të postuar nga ESPN, Dr Ross Zafonte, një specialist për dëmtimet në kokë të pësuar nga atletët, ishte ai  që e kontrolloi portierin.

Loris Karius pas ndeshjes Liverpool . (Photo by Laurence Griffiths/Getty Images)

Real Madridi e fitoi ndeshjen me rezultat 3-1.

Sergio Ramos akuzohet dhe për lëndimin me qëllim të sulmuesit egjiptian Mohamed Salah. /Telegrafi/