Portieri i Liverpoolit, Loris Karius, mori dy gola për fajin e tij në finalen e Ligës së Kampionëve.
Ai ka bërë në një spital të SHBA-së një ‘CT’, apo skanim të kokës siç njihet pas goditjes së marr nga Sergio Ramos.
Ramos e kishte goditur Kariusin në kohë në minutën e 49-të, gjë që ishte ndërprerë edhe loja.
Personeli mjekësor kishte dyshime pas ndeshjes se portieri ka mundur të ketë një tronditje.
https://twitter.com/George___Owen/status/1000487602565386240
Pasi u largua nga Kievi, Kariu fluturoi drejt në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të filluar pushimet, por u udhëzua shpejt që ta vitojë një spital në Boston ku edhe u skanua në kokë.
Në një raport të postuar nga ESPN, Dr Ross Zafonte, një specialist për dëmtimet në kokë të pësuar nga atletët, ishte ai që e kontrolloi portierin.
Real Madridi e fitoi ndeshjen me rezultat 3-1.
Sergio Ramos akuzohet dhe për lëndimin me qëllim të sulmuesit egjiptian Mohamed Salah. /Telegrafi/