Telegrafi

Lorinda Kolgeci, modelja që josh me dukjen dhe pozat atraktive (Foto)

Bota e modelingut çdo ditë e më shumë pasurohet nga vajza të bukura, të cilat kanë ëndërr të kenë një karrierë të suksesshme prej modeleje.

E tillë duket të jetë Lorinda Kolgeci, e cila që nga mbiemri asocion në një personazh jo krejtësisht të panjohur për publikun.

Ajo është mbesa e modeles së famshme Diellza Kolgeci, me të cilën është shfaqur bashkë disa herë në rrjetet sociale.

Lorinda, e cila është një modele ende e pa afirmuar, ka arritur të ketë një numër të madh ndjekësish në rrjetet sociale si Facebook dhe Instagram.

Jo më pak se njëmbëdhjetë mijë është numri i personave që e ndjekin atë në llogarinë e saj personale në Instagram.

Lorinda duket të jetë një vajzë atraktive dhe mjaft tërheqëse, e cila di të bëjë për vete me pozat e saj.

Po të shohësh me vëmendje në rrjetin social Instagram, vëren se bukuroshja Kolgeci posedon linja të përkryera trupore, të cilat nuk heziton që t’i vërë në pah.

Me gjasë, e ardhmja do ta gjejë atë si një ndër modelet më të suksesshme të tregut shqiptar. /Telegrafi/