Telegrafi

Lorik Cana zbulon tri momentet më prekëse në jetë

Ish-kapiteni i kombëtares Lorik Cana së fundmi ka qenë i ftuar në emisionin “Në kurthin e Piter Panit”.

Ai nuk ka ngurruar në asnjë çast t’ju kthejë përgjigje të drejtpërdrejta fëmijëve të panelit.

Teksa po fliste për momentet që ka qarë në jetë, Loriku përmendi tre prej tyre të cilat ishin rrënjosur thellë në memorien e tij.

“Kam qarë kur ka ardhur në jetë djali im, kur Shqipëria është kualifikuar në Kampionatin Evropian dhe kur gjyshi im është ndarë nga jeta”, tha Cana.

Ky i fundit tashmë është duke punuar në projekte të reja të futbollit dhe kohë pas kohe po e luan rolin e analistit të futbollit.

Ndryshe, Cana është prindër i përkushtuar dhe një bashkëshort i bukuroshes italiane, Monica. /Telegrafi/