Telegrafi

Lorik Cana tallet me Ermir Lenjanin dhe flokët e tij (Foto)

Lorik Cana dhe Ermir Lenjani pa dyshim se janë miq shumë të mirë.

Në një postim të fundit të kapitenit të Shqipërisë në futboll, është Ermir Lenjani ai që ka prezantuar flokët e tij.

Dhe Lorik Cana ka shfrytëzuar rastin që të tallet me stilin e ri të flokëve nga Lenjani.

“Kuku për neve shka na ka gjetë. Ermiri në versionin Ragnar Lothbrok”, u shpreh Loriku në postimin e tij në Instagram.

Lenjani shënoi gol ndaj Austrisë në miqësoren zhvilluar së fundmi. /Telegrafi/