Telegrafi

Lorik Cana shijon pushimet me familjen në jahtin e tij luksoz në bregdetin francez (Foto/Video)

Ish-kapiteni i Kombëtares Shqiptare, Lorik Cana, është duke shijuar pushimet me familjen e tij.

Ai së bashku me bashkëshorten Monica Ercoli, dhe djalin e tyre Bojkenin, janë shfaqur në disa imazhe në rrjetet sociale, teksa shijojnë detin.

Ata kanë zgjedhur që pushimet t’i kalojnë në ishullin francez, Iles de Lerins.

Lexo po ashtu Nga Lorik Cana te Icardi, futbollistët që i kanë gratë më të mëdha në moshë se vetja (Foto)

Cana ka publikuar në Instagram një video, ku shfaqet duke bërë një zhytje me kokë nga jahti i tij luksoz.

Imazhet tjera shfaqin trupin e tij muskuloz teksa merr rreze dielli, si dhe jahtin e futbollistit, i cili bart me vete dy flamuj, atë të Shqipërisë dhe flamurin francez. /Telegrafi/