Site icon Telegrafi

Lorik Cana shijon jetën e natës me gruan Monikën (Foto)

Lorik Cana po qëndron për 9-vjetorin e pavarësisë në Kosovë.

Pasi qëndroi një pjesë të gjatë të ditës së djeshme në restaurantin e tij të hapur në Pejton, Grill Cana, futbollisti i kombëtares natën shfrytëzoi mundësinë për të dalë në qytet.

Ai pasi qëndroi në sheshin “Nëna Terezë” ku edhe adhurues të tij të shumtë u befasuan me prezencën, futbollisti i kombëtares i shoqëruar me gruan e tij Monikën, vazhdoi për në klub të natës, shkruan Telegrafi.

Lexo po ashtu Lorik Cana duke pjekë qebapa në Prishtinë (Foto)

Vet kapiteni legjendar i kombëtares shqiptare ka publikuar imazhe nga Duplex Club ku shihet duke u argëtuar me bashkëshorten Monikën.

Loriku kështu del për të shijuar jetën e natës në Prishtinë pas një kohe të gjatë jashtë vendlindjes. /Telegrafi/

Exit mobile version