Ish-kapiteni i Kombëtares së Shqipërisë, Lorik Cana si duket nuk është i gatshëm t’i kthehet futbollit.
Legjenda shqiptare së fundmi ka mbajtur kurse për trajner dhe ka marrë licencën B të UEFA-së.
Gjakovari ka marrë një ofertë nga Red Star FC, skuadra franceze e Parisit që garon në ligën e dytë.
Lajmi raportohet nga “Sport Ekspres”, teksa kjo gazetë shkruan se ish-kapiteni i Kombëtares e ka refuzuar ofertën.
Oferta e klubit francez ka qenë për shërbimet e Canës si lojtar, ndërsa më pas do të mbulonte postin e drejtorit sportiv.