Site icon Telegrafi

Lorik Cana kalon pushimet në Dhërmi me gazetaren e njohur (Foto)

Duhet të ishte në një ekip futbolli në këto momente për të qenë i gatshëm për startin e sezonit të ri futbollistik, por nuk është kështu.

Lorik Cana ndodhet në Dhërmi. Ai është duke vazhduar pushimet, të cilat i ka nisur që pas skualifikimit të Shqipërisë nga Kampionati Europian.

Cana nuk ndodhet nën shoqërinë e femrave anonime si shumë futbollistë të tjerë, të cilët duan të duken enigmatik, por ai ka preferuar moderatoren e njohur, Fjodora Fjora.

Të dy kanë shkrepur një selfie dhe e kanë shpërndarë në rrjetet sociale. Fjora aktualisht drejton emisionin “Chik” në televizionin “News 24”.

Exit mobile version