Telegrafi

Lorik Cana i jep lamtumirën Kombëtares!

“Shpesh më thotë ‘babi gati e përfundova edhe unë’. Pra edhe atij i ka ardhur koha që të përgatitet për përfundimin e karrierës. Zoti e ka shpërblyer me dhuratën më të madhe në karrierën e tij, që të jetë pjesë e kombëtares dhe pjesëmarrës në Kampionatin Evropian 2016 në Francë. Është një kënaqësi kjo dhe i jep një lloj morali, si ta them, dhe një forcë që të mobilizohet edhe për një vit, apo ku ta di unë. Është shumë i lumtur, shumë!” , është shprehur ndër të tjera Agimi në një intervistë të gjatë për Kolona.al.

Gjithsesi, Agimi, ish­ futbollist i Prishtinës, e sheh Lorikun sërish në botën e futbollit teksa flet për planet e tij pas lënie së futbollit.

“Ka shumë plane. Akoma nuk janë vendosur në detaj, pasi që janë disa vendime që duhet të merren pak më vonë, pas kampionatit Evropian, pasi që Loriku deri në vitin 2017 ka kontratë me klubin në të cilin luan aktualisht. Do të vazhdoj me futbollin apo jo, nuk është i sigurt 100 për qind.

Por në momentin që do të merren vendimet, do të flasim dhe deklarohemi zyrtarisht. Por, ajo çfarë unë mendoj është se Loriku do të jetë gjithmonë me futbollin, pasi ka shumë kualitet, njeh të gjitha politikat e futbollit evropian, flet shumë gjuhë, ka përvojë të madhe në jetë, dhe është shumë i aftë për futbollin. Edhe futbolli ka nevojë për një sportist sikur është Loriku.”
Në intervistë e tij, Agimi ka folur për ndikim që ka djali i tij Boikeni të Loriku, e lidhjen që ka familja Cana .

“Pas lindjes së Bojkenit, Loriku në njëfarë mënyre është ‘izoluar’ në shtëpi, me një fjalë është ofruar më tepër me gruan e tij, me djalin e tij. Është një kënaqësi dhe një shembull se çfarë marrëdhënie kanë dhe çfarë dashurie kanë njëri për tjetrin.
Në fund Agimi e ka edhe një dëshirë, që nipi i tij të bëhej futbollist.

“Do të ishte një kënaqësi. Por fatkeqësisht nuk mund të bëhemi të gjithë. Bëhen vetëm ata që kanë fat dhe që janë pak më të talentuar. Për Boikenin nuk e di. Nëna e tij është arkitekte, dhe nuk e di si do të jetë. Unë do të doja ta shoh në futboll (qesh). I ka të gjitha kushtet.”