Ish-mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë, Lorik Cana, ka qenë pasditen e sotme në një lidhje direkte në emisionin “Ftesë në 5” me Bieta Sulon.
Mes pandemisë së coronavirusit, ai është izoluar në shtëpinë e tij në Itali së bashku me bashkëshorten, Monikën dhe dy fëmijët e tij.
I njëjti gjatë emisionit ka treguar se është shumë liberal në martesë për dallim nga gruaja e tij e cila është shumë posesive.
Më tutje, Cana thotë se Monika e ngacmon vazhdimisht që të bëhet më shumë xheloz ndaj saj.
“Jam shumë më liberal në martesë, Monika përkundrazi është më posesive dhe shpesh i vjen çudi se si unë nuk nuk reagoj, nuk bëhem xheloz për disa gjëra. Më ngacmon që të bëhem më shumë xheloz”.
“Sigurisht që kur e dashuron një njeri ke qejf dhe patjetër je xheloz por unë nuk jam në pamje të parë, nuk lë hapësirë, nuk merrem shumë me detajet e vogla”, ka thënë ndër tjerash Loriku.
Ndryshe, Loriku dhe bukuroshja italiane e kurorëzuan me martesë lidhjen e tyre në vitin 2014. /Telegrafi/