Site icon Telegrafi

Lorik Cana feston ditëlindjen e parë të djalit Boikenit me mesazh emocional (Foto)

Lorik Cana ka postuar një mesazh emocional me rastin e ditëlindjes së parë të djalit të tij, Boikenit.

Loriku i cili ka kohë që është i martuar, ka falënderuar Zotin që e ka Boikenin dhe që mund ta jetojë momentin e mbushjes së tij 1 vjet.

“1 vjetori i djalit tim sot, je kuptimi i jetës time dhe pasuria që Allahu më ka fal. Të dua Boiken”, u shpreh Loriku në një foto të përbashkët me gruan dhe djalin e vogël.

Loriku së fundmi u pensionua nga kombëtarja shqiptare dhe po pushon nga futbolli. /Telegrafi/

Exit mobile version