Ish-kapiteni i Kombëtares Lorik Cana është shumë i ndjekur në rrjetet sociale.
Ai ndan shpesh herë me fansat fotografi të ndryshme nga përditshmëria e tij, gjersa ka treguar se pëlqen të udhëtojë në pjesën më të madhe të kohës.
Sot (e mërkurë) me rastin e festës së 7 marsit, ai ka zgjedhur të publikojë një fotografi shumë të veçantë në rrjetin social Instagram.
Loriku ka ndarë me fansat një fotografi nga klasa e tij e parë, ku ai shihet në shoqëri të shokëve të klasës dhe mësuses, një fotografi e realizuar në vitin 1989 në Prishtinë.
Ai ka përfunduar shkollën fillore në shkollën “Elena Gjika” në Prishtinë, gjersa me këtë foto futbollisti i njohur shprehi urimet e tij për të gjithë mësuesit me rastin e kësaj feste. /Telegrafi/