Site icon Telegrafi

Lorik Cana ‘bëhet’ kuzhinier në Prishtinë (Foto/Video)

Ish-kapiteni i kombëtares shqiptare Lorik Cana është shumë aktiv dhe i ndjekur në rrjetet sociale.

Ndonëse tash e një kohë ai nuk po merret më me futboll, duket se ai e ka gjetur veten mjaft mirë në disa fusha të tjera, transmeton Telegrafi.

Së fundmi, Cana është gjendur në Prishtinë me rastin e festës së Pavarësisë, gjersa këtë gjë e ka bërë të ditur përmes fotografive të publikuara në rrjetet sociale.

Lorik Cana erdhi në Prishtinë për të kremtuar festën e Pavarësisë së Kosovës. Foto nga SnapChat.

Lojtari i njohur kishte vendosur që drekën ta shijonte në restaurantin e tij, të cilin e ka hapur së fundmi në lagjen “Pejton” të Prishtinës.

Por duket se dëshira për të parë nga afër gatimin e ushqimit, ka bërë që Loriku të sillet andej pari nga kuzhina.

Lexo po ashtu Unikkatili uron: Gëzuar ditën e Pavarësisë Dardania?! (Foto)

Ai ka publikuar një video në InstaStory, ku shfaqet me përparëse në kuzhinën e restaurantit, teksa është kujdesur për për gatimin e qofteve, të cilat më pas i ka servuar në pitalkë.

Duket se kuzhina, është një tjetër sektor i preferuar i lojëtarit, gjë të cilën nuk e kishim ditur më parë. /Telegrafi/

Exit mobile version