Në arsyetimin e emërimit thuhet se prioriteti i Komitetit Olimpik të Kosovës është pranimin në Komitetin Ndërkombëtar.
“Në këtë rrugëtim të vështirë domosdo duhet mbështetja e miqve dhe yjeve të sportit jashtë vendit, i tillë është Lorik Cana”, ka thënë kryetari i Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasani, me rastin e nënshkrimit të emërimit për ambasadorin e ri të sportit të Kosovës.
Nga ana tjetër ambasadori Cana ka premtuar se do të jep kontributin maksimal në fushë dhe jashtë saj për ta prezantuar Kosovën dhe popullin e saj në mënyrën më të mirë të mundshme.
“Kjo tokë më inspiron për rezultate ndaj jam i gatshëm ta ndihmoj sportin kosovar në rrugëtimin e tij”, ka thënë Lorik Cana.
“Të qenurit anëtar i kombëtares shqiptare dhe ambasador i sportit të Kosovës është nder shumë i madh për mua. Atë qe nuk e ka bërë historia e ka bërë kombëtarja duke bashkuar vendin”, ka potencuar më tej mesfushori i Lazios.
Komiteti Olimpik i Kosovës më herët kishte emëruar Valon Behramin, aktualisht futbollist i Fiorentinës, në rolin e ambasadorit të sportit të Kosovës. /Telegrafi/