Kapiteni i Prishtinës, Lorik Boshnjaku, nuk do të jetë më pjesë e klubit më të madh në vend.
Mesfushori i njohur po largohet nga Prishtina pas shtatë vitesh, ndërsa karrierën pritet ta vazhdojë në Shqipëri te klubi i njohur Vllaznia.
Ai ka kujtuar kohën e kaluar te Prishtina dhe trofe e fituar në klubin bardhëeklatër, që janë plot gjashtë të tillë.
“ Pas 7 vitesh të kaluara te FC Prishtina rrugëtimit tonë të përbashkët i erdhi fundi. Nuk është e lehtë për mua të shkruaj këto fjalë, por janë të domosdoshme, pasi më duhet të falënderoj të gjithë ata që më qëndruar afër në këtë rrugëtim”.
“Faleminderit drejtuesve, trajnerëve, stafit të klubit, por më së shumti bashkëlojtarëve dhe tifozëve PLISAT”.
“Erdha te Prishtina si ri, po largohem si burrë, kapiten dhe me gjashtë trofe të fituar. 1 titull kampioni, 3 Kupa të Kosovës dhe 2 Superkupë e Kosovës, të cilat do të mbesin në zemrën time, sikurse edhe ndeshjet në garat ndërkombëtare që i zhvilluam së bashku”.
Gjithmonë jam munduar të jap më të mirë pa kursyer asgjë nga vetja, për qytetin tim të lindjes, për Plisat, për klubin më të madh në vend. Një largim i dhimbshëm për mua, por i duhur për të shikuar përpara drejt aventurave të reja. Mirupafshim Prishtinë!”, ka shkruar Lorik Boshnjaku. /Telegrafi/